E shtunë, 19 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Bombë në oborr, tritol komisariatit për të tretën herë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– I nis 65 vendime, Tahiri letër Nishanit
– Basha: Rama ka informacion për trafikun e drogës
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Ja gjyqtarët që Tahiri denoncon tek Nishani”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Kush merr rimbursimin e TVSH-së
– Edhe shefat e mjekësisë tek zyrtarët e hetuar
– Miratohen 10 paketat falas për pacientët
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Pushkatime pa gjyq” në PD. Ish deputeti demokrat Fatos Hoxha denoncon ish-kreu ne PD”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Zbulohen 65 dosjet skandaloze të gjyqtarëve
– Aksidentet, 18 vjeçari vret dy kalimtarë në Korçë, dy të plagosur në Fushë Krujë
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Gjyqtarët që liruan vrasës e përdhunues. Ministri i Brendshëm denoncon te Presidenti 65 vendime të dyshimta të muajve të fundit”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Basha: Reforma territoriale po sjell destabilitet
– Hiqen doganat për blerjet në internet
– Didi në Lazarat: Do të sekuestrojmë pasuritë e drogës
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Çekiçi i Gjinit. Përfshirja e anëtarit të KLD-së, Gjin Gjoni në arratisjen e një trafikanti turk. Disa detaje mbi linjën e drogës Turqi-Shqipëri. Fundjavat luksoze të gjyqtarëve që Majko i sheh nëpër avionë kur shkojnë për të parë Bajernin në Mynih”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Servet Pëllumbi: 10 muaj pas zgjedhjeve duket sikur qeveria nuk e ka marrë ende pushtetin
– Peleshi: Nuk u gjejmë dot punë të gjithëve në administratë
– Facebook Spy: Veshi ‘shoshë’ i mbesë Desarës dhe Alket Islami si ‘baron droge’
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Beteja e avionëve misteriozë. Nga dyshimet për trafik droge në bazat ushtarake, tek loja politike për të fituar një tjetër betejë para publikut. Çfarë fshihet pas informacioneve “sekrete” dhe strategjia PS-PD për debatin e avionëve të drogës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Gjosha: Brukseli kërkon konsensus, jo një opozitë që vë veton
– Eksploziv për herë të tretë komisariatit të Fushë Krujës
– Emailet mes Ballës e Halimit, ja çfarë ndodhi me konsensusin e prishur
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Krijohet Fronti i majtë shqiptar, lëvizja e re për rivlerësimin e Enver Hoxhës, ndalimin e pronografisë dhe borxhit të huaj, ja dokumenti”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Basha përjashton krerët e bashkive dhe komunave nga gara për forumet drejtuese, Fatos Hoxha akuza për zhdukjen e Berishës nga faqja e PD
– Eksperti amerikan mbledh deputetët në Kuvend, SHBA kërkon forcimin ushtarak të Shqipërisë, akuza Imamit dhe Berishës për dështimin
– Fshehën makinat luksoze, ILKDP hetim prokurorëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve
– Sherr në Konferencën Gjyqësore, Nishani kundër reformës nga mazhoranca, Naço kërkon përjashtimin e gjyqtarëve të korruptuar
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Edi Rama, akoma nuk e ka marrë Pushtetin! Pushteti i drejtësisë akoma i pareformuar dhe njerëzit ankohen në masë dërrmuese për padrejtësi në sallat e drejtësisë”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Luan Rama: Me apo pa opozitën, reformat do të kryhen
– Ish-fajdet, kthimi i parave deri në fund të vitit 2017
– Artan Didi: Politika të mos merret me probleme të investigimit
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





