18 prill 2014 – Fjolla Morina festoi para dy ditësh 28 vjetorin e lindjes. Miqtë e saj i kishin përgatitur një tortë ku sipër ishte shkruar "VIVA LA DIVA".

Sot Fjolla ka realizuar dy foto në Parkun e Gërmisë. Këngëtarja ka shoqëruar këto foto me shkrimin “Bitch, don't kill my vibe”, që siç dihet, është titulli i një kënge mjaft të njohur, të kënduar nga Kendrick Lamar në vitin 2013.

Titulli i kësaj kënge në shqip do të thotë "Bushtër, mos ma prish atmosferën". Mbetet për tu kuptuar nëse Fjollës i pëlqen kënga “Bitch, don't kill my vibe”, apo mbishkrimi i dedikohet ndonjë femre që e ka zemëruar dhe i ka prishur "atmosferën". 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/