Durrës, 18 prill 2014 – Prangosen dy të rinj të shpallur në kërkim për akuzat “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”.

Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar 30 vjeçarin Ervin Rosa, banues në Durrës, i cili ishte dënuar në ditët e para të muajit prill nga Gjykata e Apelit Durrës me 4 muaj burg për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor.

Në pranga ka përfunduar edhe 28 vjeçari nga Shkodra Fatjon Kroj, i shpallur në kërkim në datë 12 prill të vitit të kaluar. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal datë 22.05.2013 kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a/2 – 22 i Kodit Penal.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/