18 prill 2014 – Vitet e fundit është kthyer në një problem të madh përdorimi pa kriter i aparateve celulare edhe nga fëmijët e vegjël.
Specialistët pediatër mendojnë se kur këto telefona mbahen për një kohë të gjatë pranë fëmijëve të vegjël, ato janë në gjendje të tejkalojnë mekanizmat e termorregullimit duke çuar në vdekje shumë qeliza dhe nekroze të indeve.
Problemi behet edhe më i madh në kuadrin e bashkëshoqërimit me vese të tjera si droga, alkooli. Në këtë rast, varësia prej celulareve bëhet edhe më e dëmshme shoqëruar me dëme në nivel të zhvillimit psikik dhe social.
Me tej ata shtojnë se është e nevojshme vënia e kushteve për zvogëlimin e mundësive të të qenit në kontakt me to të fëmijëve në përgjithësi, dhe eliminimin total të përdorimit prej fëmijëve të moshës deri në dhjetë vjeç, shkruan Today.
“Fëmijët,- shtojnë specialistët,- duhet të lejohen të qëndrojnë sa më shumë në ajër të pastër, të praktikojnë sa më shumë ushtrime fizike dhe argëtime të tjera të përshtatshme”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





