SHBA, 18 prill 2014 – “Shpresoj që të vdisni” i është hakërruar një gjyqtar një 31-vjeçareje të dënuar për vrasje. Ngjarja ka ndodhur në SHBA gjatë një seance gjyqësore kundër 31 vjeçares Camia Gamet, që dy vite më parë kishte therrur me thikë të dashurin e saj. Gjyqtari nga Michigan, John McBain e dënoi me burgim të përjetshëm 31-vjeçaren, ndërkohë që pohoi në sallën e gjyqit, se nëse shteti i Michigan-it do të lejonte dënimin me vdekje ai do ta çonte atë në karriken elektrike.
 
Ai është acaruar duke parë sjelljen e ftohtë të të akuzuarës, e cila përqeshte njerëzit në sallë dhe madje ndërpreu edhe fjalën e hallës së viktimës e cila po tregonte tmerret që kishte kaluar i nipi në duart e 31-vjeçares. “Vërtet ti je?”- i është drejtuar e dënuara, hallës së ish-të dashurit. 

Gjyqtari McBain e ka konsideruar vrasjen e kryer nga Gamet si më të tmerrshmen dhe të pamëshirshmen me të cilën ai ëhstë ndeshur në jetën e tij.

“Qepe gojën ose do ta mbyll me ngjitës. E mbyte të dashurin si peshk. Ishe e pamëshirshme. E there, e there, e there derisa vdiq”,– është shprehur gjyqtari në sallën e gjyqit. 

Sipas prokurorëve, 31-vjeçarja e ka goditur 11 herë me thikë të dashurin e saj Marcel Hill.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/