DURRËS, 18 mars 2014 – Bashkimi Evropian po zbaton një projekt për të përmirësuar dhe modernizuar avicionin civil të Shqipërisë, bazuar në standardet dhe praktikat më të mira të BE-së, njofton sajti “Southeast European Times”, që financohet nga Komanda Evropiane e SHBA.
Projekti “Forcimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar (ACAA)” do të zgjasë dy vjet me një kosto prej 800.000 eurosh në bashkëpunim me autoritetet e aviacionit civil në Rumani dhe Francë.
Zyrtarët e BE-së thanë se projekti do të sigurojë rrugë më të shumta, më të shkurtra e më të lira, më pak vonesa dhe do të përmirësojë sigurinë e udhëtarëve.
Zyrtarët thanë se qëllimet e projektit për Shqipërinë janë të miratojë legjislacionin, bazuar në standardet e e BE, të miratojë praktikat më të mira të BE, të prodhojë manuale teknike dhe të përtërijë procedurat dhe dokumentacionet dhe të ofrojë trajnim nëpërmjet punës dhe udhëtime studimi për personelin e autoritetit të aviacionit civil. Ai ka për qëllim gjithashtu të aftësojë autoritetin e aviacionit civil për të kryer mbikëqyrje.
Projekti do të përmirësojë ekspertizën e aviacionit civil, duke i dhënë një fokus të posaçëm sigurisë, që është aspekti më i rëndësishëm i aviacionit, tha z. Fransua Bezho (Francois Begeot), kreu i reformës ekonomike dhe seksionit të infrastrukturës në delegacionin e BE në Shqipëri.
“Integrimi në BE është një proces i gjatë dhe aviacioni civil ka një rol kyç lidhur me imazhin, kulturën, lëvizjen e lehtë të personave dhe turizmin. Duke tërhequr me siguri të ardhurit rishtaz në Shqipëri, ai do të sjellë të ardhura ekstra në vend”, tha z. Bezho.
Projekti mbulon të gjithë përbërësit e aviacionit civil, duke përfshirë navigacionin ajror, operacionet dhe licencimin e fluturimit, të qenët i aftë për fluturim, operacionet e aeroportit, organizimin dhe menaxhimin, sigurinë dhe parrezikshmërinë dhe efektet në mjedisin.
Fjala është për aeroportin ndërkombëtar të “Nënë Tereza” në Rinas të qarkut të Durrësit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





