DURRËS, 18 prill 2014 – Më në fund do të vihet dorë në kodrat e Currilave për të reduktuar rrëshqitjet e dheut, duke veshur trupin lakuriq nga ana e detit
Bëhet e ditur se Drejtoria e Shërbimit Pyjor Durrës ka marrë një fond nga buxheti i shtetit prej 201 730 053 lekë (mbi 2 milionë dollarë) për rehabilitim dhe pyllëzim të kodrës së Currilave.
Është parashikuar që investimi i rëndësishëm të përfundojë brenda 180 ditëve.
Tenderi është parashikuar të zhvillohet më 12 maj 2014; shto procedurat e shpalljes, verifikimit etj, punimet mund të fillojnë nga shtatori deri në dhjetor 2014, në muajin e pyllëzimeve.
Në dhjetor 2013, Ministri i Mjedisit dhe deputet i qarkut të Durrësit Lefter Koka ka deklaruar se zona e Currilave, pavarësisht problematikave të shumta që ka, së shpejti mund të kthehet në zonë të mbrojtur. Koka ka qenë i pranishëm në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, ku mes të rinjve ai ka nisur mbjelljen e 1400 fidanëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





