Spanjë, 18 prill 2014 – Sikur të mos mjaftonte humbja në El Clasicon e Kupës së Mbretit, Barcelona fillon të humbasë tashmë dhe elementë të rëndësishëm për shkak dëmtimi. Në një garë të ethshme për titullin, katalanasit me shumë gjasa nuk do të kenë deri në fund të kampionatit shërbimet e dy lojtarëve kryesorë, Neymar dhe Jordi Alba.

Braziliani dhe spanjolli i janë nënshtruar të dy analizave mjekësore dhe kanë pësuar dëmtime muskulore për të cilat mendohet se nevojiten të paktën 3 deri në katër javë riaftësim gjë që do të thote sezon pothuajse i përfunduar për ta. Për më tepër dhe Bartra nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Athletic Bilbao pasi vuan nga një shqetësim në këmbën e djathtë.

Asnjë nga tre futbollistët nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore dhe Alba dhe Neymar nga ky moment do të zhvillojnë një stërvitje të diferencuar nga ekipi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/