Tiranë, 18 prill 2014 – I pranishëm në Konferencën Gjyqësore presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se është e nevojshme ndërhyrja tek pagat e gjyqtarëve. Sipas kreut të Shtetit, pagat e togave të zeza duhet të rriten, pasi kështu inkurajojmë dhe vlerësojmë gjyqatarët e ndershëm.

“Gjyqtarët tanë kanë nevojë të trajtohen financiarisht shumë më mirë nga sa trajtohen sot. Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë do e meritonte të paguhej më mirë se presidenti, një gjyqtar i Gjykatës së Apelit të paguhej më mirë se një ministër.  Kjo nuk e besoj se do e pengonte një gjyqtar të korruptuar por do inkurajonim dhe vlerësonim gjyqtarin e ndershëm. Nuk do e pranoj asnjëherë si koncept të reformës nëse një gjyqtar shantazhohet te të afërmit”,- tha Nishani. 

Duke iu referuar reformës në drejtësi, presidenti tha se kjo reformë nuk duhet të drejtohet nga politika, por nga sistemi.   

u shpreh se reforma në drejtësi nuk duhet të drejtohet nga politika por nga vetë sistemi. Sipas presidentit Nishani reforma në drejtësi është e domosdoshme. 

"Sistemi ynë i drejtësisë ka probleme. Sistemi i drejtësisë dhe ai gjyqësor kurohet dhe shërohet duke respektuar më së pari gjyqësorin dhe drejtësinë. Shqetësuese është kur problemet e gjyqësorit vijnë nga veprimi apo mosveprimi i gjyqtarëve. Kemi individë që nga pikëpamja profesionale nuk kanë asnjë lidhje me profesionin e gjyqtarit dhe dëmtojnë padrejtësisht qytetarin dhe sistemin e drejtësisë. Ka gjyqtarë që e nisin punën duke menduar zarfin e avokatit, prokurorit apo qytetarit. Reformat janë të domosdoshme. Do preferoja të udhëhiqeshin jo nga politika por nga komuniteti i gjyqtarëve. Ju i keni instrumentet. Ne nuk kemi nevojë të shpikim modele të reja.”– u shpreh Nishani. 

Duke iu referuar korrupsionit në drejtësisë dhe rasteve të fundit të bëra publike Presidenti theksoi se do të goditet kushdo që njollos sistemin gjyqësor.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/