Itali, 18 prill 2014 – Një ngjarje e rendë është konsumuar në spitalin Magati në Scandiano, në rajonin e Reggio Emilia-s në Itali. Një 66 vjeçar ka vrarë me pistoletë djalin e tij të shtruar në spital, pastaj ka vrarë dhe veten. Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një dhomë spitali, ku djali 35 vjeçar ishte shtruar.

66 vjeçari Enrico Degani ka qëlluar me pistoletë në drejtim të djalit të tij, Andrea, duke e lënë të vrarë dhe më pas është drejtuar për në banjo, ku me të njëjtën armë i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Djali ishte shtruar në spital pasi vuante nga diabeti, por sipas hetuesve prapa kësaj ngjarjeje të dhimshme qëndrojnë probleme që lidhen me drogë. Andrea kishte dalë pak kohë më parë nga një qendër rehabilitimi, ndërkohë që pritej të linte gjatë ditës së sotme spitalin. Ngjarja ndodhi ndërsa ishte i pranishëm në dhomën e spitalit ehde një tjetër pacient, që sapo e kishte zënë gjumi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/