SHBA, 18 prill 2014 – Ajo është një prej aktoreve më të famshme në botë dhe për vite të tëra është cilësuar si aktorja më e paguar në Hollyëood. Megjithatë edhe fansat më të zjarrtë të saj do e kishin të vështirë që ta njihnin Julia Roberts në dalje të një kishe në Los Angelos.
E veshur e gjitha me të zeza dhe pa tualet, ajo dukej “e frikshme” për shkak të zbehtësisë së saj, duke u dukur krejt ndryshe nga sa është parë në ekranin e kinemasë. Gjatë qëndrimit të saj në kishë ajo shoqërohej nga e ëma, Betty Lou e cila së fundmi është prekur nga tumori.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





