Durrës, 17 prill 2014 – Makina e pronarit të një lokali në zonën e Currilave, në qytetin e Durrësit ka shpërthyer me eksploziv rreth orës 07:52 të mëngjesit të sotëm.
 
Shpërthimi ndodhi pak sekonda pasi drejtuesi i mjetit, Eduart Xhepa, kishte zbritur nga makina të cilën e kishte parkuar para lokalit. Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 1 të qytetit. 

Sipas policisë, lënda eksplozive ishte vendosur në motorin e makinës tip ‘Volkswagen’ me targa DR 2137 R. 

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale. Sipas policisë eksplozivi dyshohet të jetë vendosur për të kërcënuar biznesmenin, pronar i restorant 'Aragosta'.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/