E premte, 18 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Pensionet, zbulohet skema e re, 4 ndryshimet në ligj”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Mazhoranca çahet për trafikun e drogës, Braçe: Ka informacion

–   Tritol në makinë, pronarit të “Aragostës” në Durrës

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Borxhi ndaj biznesit. Ndahen 33 mln usd, kush përfiton”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Ligji i ri i policisë: Si fitohet grada, 1% shtesë rroge për çdo vit pune

–   “Informaliteti”, Arvizu: Nuk jemi në kohën e Ali Pashës

–   Rama: S’janë avionë droge, dezinfektojnë mushkonjat. Berisha: SHISH tha ndryshe

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Pensionet, reforma: Zbardhet skema e rritjes së moshës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Gjin Gjoni, padi për shpifje gjyqtarit Alaudin Malaj

–   Skenari i zëvendësimit të Gërvenit pa firmën e Nishanit

–   Kuvendi, debatet nga mushkonjat tek trafiku i drogës

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “350 milionë dollarë për 1230 firma. Lista zyrtare Ministria e Financave jep paratë e papaguara nga qeveria Berisha”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Erion Veliaj: 4 ndryshime në skemën e pensioneve

–   Zbulohet avioni që transporton drogën e qeverisë

–   Aldo Bumçi: PD në Tiranë, shtohen degët dhe kryetarët

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Skadon ultimatumi për opozitën. Mazhoranca nis e vetme procedurat për reformën administrative”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Droga me avionë, batuta me mushkonja në Kuvend

–   Durrës, atentat me eksploziv pronarit të “Aragostës”

–   Vendimi, dënohet me 25 vjet burg “monstra i Laprakës”

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Gjin ‘magjistari’. Ekskluzive: Afera 14600 m2 në Vorë, një ngjarje e paprecedentë në Drejtësi: trupa gjykuese e Gjin Gjonit shpall të vdekur personin… që kishte përballë në sallë!”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   “Avioni I Divjakës”, enigmë si avionic malajzian. Nishani: S’kisha dijeni, e mora vesh nga debatet

–   Një bisedë në zyrën e Pandeli Majkos

–   Lista me emrat e ish-të përndjekurve. Emrat në bankë për dëmshpërblimin

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Arvizu- shqiptarëve dhe gjyqësorit: T’iu vijë për të vjellë nga korrupsioni. Ambasadori amerikan, apel pa dorashka shqiptarëve për luftën kundër korrupsionit. “Hallka më e dobët në sektorin gjyqësor është vetë sistemi i gjykatave dhe gjykatësve”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Beteja e avionëve në Kuvend, përballja Rama- Berisha për trafikun

–   KLSH: Rishikoni lejet, vetëm në Durrës 560 mijë euro dëm me legalizimet

–   Hila: Opozita sheh serialet e Eskobarit, asnjë dosje për trafik me avionë

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Al-Qaeda thellon bashkëpunimin me luftëtarët shqiptarë në Siri, përgatitje për terror në të gjithë Ballkanin”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ministrat që nuk dorëzuan mandatet rrezikojnë postet në qeveri, aleatët dhe deputetët paralajmërojnë ndryshime

–   Dosja e përgjimeve, Arben Imami dhe Ylli Zyla zhdukën hard-diskun me bisedat e përgjuara, SHBA dhe NATO zbërthejnë pajisjen

–   Berisha dhe Imami shantazhojnë qeverinë: Kemi prova për trafik droge, avionët ulen në baza ushtarake si në Kolumbi

–   Rama: Berisha ngatërroi mushkonjat e Divjakës me avionët e drogës. Meta: Është keqkuptuar me aksionin e spërkatjes

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Në Ballkan: Banditizëm, korrupsion dhe monopole. Flet Joseph Daul, President i PPE-ve dhe deputet i Parlamentit Europian. Pjesëmarrës në darkën tek "Krokodili" mes Sali Berishës dhe Edi Ramës”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Gjyqtari Gjin Gjoni padit në Prokurori, kryetarin e Apelit, Alaudin Malaj

–   Rama: Opozitës i duken mushkonjat si avionë

–   Ministri Veliaj: Do të ulet mosha e pensionit për minatorët

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/