17 prill 2014 – Kemi dëgjuar shumë histori të ngjashme të cilat kanë në përmbajtje të tyre ndjesi që njerëzit kanë përpara rreziqeve që mund t’u kanosen dhe para ngjarjeve tragjike që kalojnë.
Një histori e ngjashme ka ndodhur edhe me një djalosh koreanojugor, i cili ishte pjesë e ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Korenë e Jugut, ku u mbyt një traget me 475 vetë.
Djaloshi i ka dërguar një mesazh nënës së tij ku i ka shkruar: “Mami unë po ta dërgoj këtë tani, sepse kam frikë se nuk do mund të ta them më vonë, të dua…”
Dhe nëna e shqetësuar i ka kthyer mesazhin duke i thënë se edhe ajo e do.
Gjithsesi sipas CBC news, njoftohet se djali është shpëtuar më vonë nga anija e mbytur.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





