Itali, 17 prill 2014– Gjykata italiane dënoi gjashtë shqiptarë për shpërndarje droge në qytetin e Imperias (afër kufirit italo-francez). Ata ishin arrestuar në dhjetor 2013 në kuadrin e operaciont antidrogë “Final cut 2”. Të gjashtë shqiptarët merreshin me shitje droge (kokainë, kanabis, heroinë) me pakicë në të gjithë zonën e Imperias. Shqiptarët e ndaluar morën përkatësisht këto dënime:
Florian Dedei u dënua me 1 vit e 4 muaj.
Maringlen Duro u dënua me 3 vjet e 9 muaj dhe dëbim nga Italia. 32 vjeçari Duro, po në Imperia, edhe në vitin 2012 ishte kapur me 200 gramë kanabis dhe me dokumenta false
Ridvan Paja u dënua me 5 vjet e 10 muaj burg dhe dëbim nga Italia.
Ervin Seferi u dënua me 2 vjet e 2 muaj burg. (ne foton poshte)
Hysen Sulkja, (ne foton kryesore ne te djathte) i cili ishte pronar i një biznesi të vogël me adresë: Via Giuseppe Garibaldi 71 Pontedassio, Imperia,u dënua me 6 vjet e 6 muaj dhe dëbim nga Italia. Sulkja ishte kapur edhe më parë me drogë si psh në vitin 2010, kur u arrestua nga karabinieria bashkë me Albert Bullarin.
Spiro Tasho u dënua me 1 vit burg.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





