Itali, 17 prill 2014 – Karabinierët e repartit special ROS arrestuan sërish Denis Sulon, 31 vjeç, banues në qytetin e Lodit. Denisi ishte arrestuar më parë për trafik ndwrkombwtar droge në vitin 2012, në kuadrin e operacionit antidrogë “Katedrale 2010”.

Më pas ai mori si masë sigurie arrest shtëpie. Meqenëse disa herë Denisi ishte kapur duke shkelur masën e sigurisë arrest shtëpie, gjykata vendosi masë sigurie më të rreptë, atë të arrestit me burg. Dyshohet se ndonëse në arrest shtëpie Denisi vazhdonte të merrej me trafik droge.

/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/