Tiranë, 17 prill 2014 – Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaroi sot se organi i akuzës është duke bërë verifikimet paraprake për akuzat e bëra nga opozita për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës.
“Prokuroria ka marrë edhe një kërkesë nga ministrja e Mbrojtjes për nisje te hetimeve. Jemi në fazën e verifikimeve paraprake, do i kërkojmë deputeteve që kanë ngritur dyshime për përfshirjen e strukturave te ushtrise ne trafik droge, që të paraqesin faktet që thonë se i disponojnë, do i kërkohet edhe institucioneve te ndryshme si SHISH, DPPSH, dhe këdo që mund të ketë informacioni e fakte që t’i paraqese pranë organeve të akuzës”- tha Llalla.
/agjencia e lajmeve “Durrës”/





