Dashi

Mërkuri në një pozicion të pafavorshëm për ju sot mund të nxjerrë jo pak pengesa, kështu që parashikohet një ditë disi e ndërlikuar. Ju këshillohet gjithmonë të kini parasysh sensin e masës.

 

Demi

Nuk do ta keni edhe aq të lehtë sot, pasi janë një mori planetesh, me Marsin dhe Afërditën në krye, të cilët i keni kundër. Vërjani “veshin” Merkurit, që ju sugjeron të tregoheni realistë.

 

Binjakët

Duket se impenjimet personale e, ca më tepër ato familjare do të jenë në rend të ditës për ju, por kjo nuk do të thotë se duhet të lini pas dore gjërat e tjera. Mund t’ju vijë një ofertë.

 

Gaforrja

Do të jeni nën drejtimin e Marsit dhe Afërditës, prandaj edhe siguria juaj sot do të jetë e madhe, por kujdes, sepse nuk duhet ta teproni. Ndjenjat dhe pasioni do të jenë vërtet në kulmin e tyre.

 

Luani

Parashikohet një ditë plot tensione e kontraste për ju, ashtu siç është edhe qielli juaj, me kontrastet e Jupiterit e Saturnit që japin energji dhe të Marsit e Afërditës që ju tendosin nervat.

 

Virgjëresha

Nuk ju duhet shumë për të arritur një objektiv,  një fitore, nëse bëhet fjalë për një “ndeshje”, por duhet të gjeni lëvizjen që jua jep këtë mundësi. Një takim i papritur ju bën të mendoheni.

 

Peshorja

Impenjimet tuaja sot do të jenë shumë të mëdha, sepse, pas një periudhe festive e qetsie, ju janë grumbulluar shumë probleme. Marsi jua ngre mendje, por duhet të tregoni maturi.

 

Akrepi

Hëna-Afërdita dhe Marsi sot do të jenë yjet tuaj të mirë e mesa duket do të jenë të tillë për disa kohë, duke iu mbështetur veçanërisht në fushën afektive. Duhet të jeni më racionale.

 

Shigjetari

Nëse ka diçka që ju mundon, është mirë të mos e mbani në vetvete e të mbylleni, sepse gjendja juaj shpirtërore (për “faj” edhe të Hënës) nuk është nga më të mirat. Hapjuni një miku.

 

Bricjapi

Sot do të de keni mbështetjen e fuqishme në radhë të parë të Merkurit, i cili. Së bashku me Afërditën deh Marsin përbën një treshe mjaft interesante për aktivitetin tuaj. Mirë shëndeti.

 

Ujori

Një kuadër përgjithësisht i paqartë yjor bën që edhe ju sot të jeni konfuzë dhe në një gjendje të tillë që nuk dina nga t’ia filloni më parë. Ndoshta është më mirë të prisni pak kohë.

 

Peshqit

Kur keni yje mjaft aktivë që ju mbështesin është e pashmangshme që edhe vetë të tregohesh i gjallë dhe aktiv. Kështu që pritet një ditë plot aktivitete ku nuk do të mungojnë edhe të papriturat.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/