Angli, 16 prill 2014 – Fundjavën e kaluar në Britani të Madhe, një vajzë 12-vjeçare lindi një vajzë (bebja në foto), ndërsa kishte mbetur shtatzënë kur ishte vetëm 11 vjeçe. Ndërkohë babai i vogëlushes është një 13 vjeçar me të cilin nëna e vajzës ka krijuar një lidhje prej gati një viti.
Dy prindërit e rinj, u bënë prindërit më të vegjël në Britaninë e madhe. Mediat britanike nuk zbulojnë identitetin e të miturve, por theksojnë se babi i 12 vjeçares që solli në jetë fëmijën e saj të parë është shprehur se do ta mbështesin çiftin dhe se janë krenarë për vajzën e tyre.
Mësohet se prindërit e vajzës që u bë nënë në një moshë fare të re e kanë marrë vesh për shtatzëninë e të bijës vetëm një muaj para lindjes, kur ajo ishte 8 muajshe shtatzënë.
Një ditë më parë, nëna e re 12 vjeçare, që ka një motër 3 vjeçe dhe një vëlla 9 vjeç, e shoqëruar nga e ëma shkoi të regjistronte vajzën e saj në zyrën e Gjendjes Civile.
Prindërit më të rinj në Britaninë e madhe ishin takuar gjatë Krishtlindjeve të vitit 2012, kur ajo ishte 10 vjeç, ndërsa djali 12.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





