Australi, 16 prill 2014 – Gjigant sa të fut frikën deri në palcë, ndaj dhe e kanë quajtur ‘Joan of Shark’. Ai është peshkaqeni më i madh i bardhë i vënë re ndonjëherë në ujërat e Australisë. Peshkaqeni është i gjatë 5 metra e gjysmë dhe peshon 1.6 ton.
Ai u vu re ndërsa po notonte larg plazhit Albany, Middleton Beach, që u mbyll menjëherë. Ekspertët pohojnë se ekzemplari mund të jetë tërhequr nga ndonjë këlysh balene që mund të jetë afruar në breg.
Peshkaqeni nuk u kap nga peshkatarët, por ndërsa e neutralizuan duke e vënë në gjumë, i vunë një pajisje akustike që do t’u lëshojë sinjale ekspertëve që do të studiojnë dhe monitorojnë lëvizjet e tij. Duke përfituar nga fakti që peshkaqeni ishte në gjumë dhe kishte nxjerrë në sipërfaqe barkun, peshkatarët nuk mund ta linin t’u shpëtonte rasti pa bërë foto.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





