Spanjë, 16 prill 2014– Finalja e Copa del Rey do të luhet sot në stadiumin "Mestalla" të Valencias pa dy futbollistë, të cilët kanë një rol të rëndësishëm tek ekipet e tyre. Cristiano Ronaldo për Real Madrid dhe Gerard Pique për Barcelonën nuk janë rikuperuar ende plotësisht dhe stafet mjekësore kanë vendosur që ata të jenë pushim për "El Clasico"-n e sotme.
Portugezi u përpoq shumë të ishte gati, por te Reali kanë frikë nga një përkeqësim i dëmtimit, ndërkohë që mbrojtësi spanjoll Gerard Pique ka shqetësime në kofshë, ndaj nuk u lejua të merrte pjesë në stërvitje.
Për katalanasit një mungesë me peshë do të jetë edhe portieri Victor Valdes, ndërsa zëvendësi i tij Pinto do të ketë mundësi të luajë finalen e tij të katërt në Kupën e Mbretit. Në total nga të dy ekipet do të mungojnë plot 10 lojtarë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





