·        Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi, dënon sajimin e historive të pavërteta, për të mbuluar skandalet qeveritare dhe dështimin e Ministrit për të proceduar gjyqtarët brenda afatit.

Tiranë, 16 prill 2014 – Partia Demokratike akuzon Ministrinë e Drejtësisë për sajimin e historive të pavërteta lidhur me zhdukjen e dosjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me inspektimet e gjyqtarëve. 

Koordinatorja për mediat në Partinë Demokratike, Silvi Bardhi deklaroi se Ministria e Drejtësisë synon të mbulojë skandalet qeveritare dhe dështimin e Ministrit për të proceduar gjyqtarët brenda afatit. 

“Ministria e Drejtësisë po bën një përpjekje për të larguar vëmendjen nga dështimet qeveritare dhe nga skandalet që kanë mbërthyer ekzekutivin, duke sajuar një fabul me humbje dosjesh. Ministri i Drejtësisë mund të jetë duke kërkuar pretekste për plojën e re në administratë, për të hequr edhe profesionistët e fundit që kanë mbetur e për ti zëvendësuar me militantët e partisë, por kjo nuk e fsheh dot të vërtetën.”– deklaroi Bardhi. 

Më tej PD sqaron se “asnjë letër nuk ka humbur në Ministri, dhe aq me pak dosje. Dosjet e inspektimit mbahen nga inspektoret dhe nuk mb‎ahen në protokoll”.

 

Deklarata e plotë e koordinatores për mediat Silvi Bardhi

Ministria e Drejtësisë po bën një përpjekje për të larguar vëmendjen nga dështimet qeveritare dhe nga skandalet që kanë mbërthyer ekzekutivin, duke sajuar një fabul me humbje dosjesh.

Ministri i Drejtësisë mund të jetë duke kërkuar pretekste për plojën e re në administratë, për të hequr edhe profesionistët e fundit që kanë mbetur e për ti zëvendësuar me militantët e partisë, por kjo nuk e fsheh dot të vërtetën.

Dhe e vërteta  është kjo;

Asnjë dosje nuk ka humbur në Ministrinë e Drejtësisë. Origjinalet e dosjeve janë në KLD, kopjet dhe raportet elektronike janë në kompjuterët e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë thotë se do të hetojë administratën për zhdukjes se 3 dosjeve nga protokolli.

Gjithë kjo histori ë‎shtë një gënjeshtër.

Gatë vitit 2013, nga KLD janë dërguar 15 kopje dosjesh (origjinalet i mban KLD) dhe të gjitha janë vënë në lëvizje nga administrata.

Asnjë letër nuk ka humbur në Ministri, dhe aq me pak dosje. Dosjet e inspektimit mbahen nga inspektoret dhe nuk mb‎ahen në protokoll. Në protokoll kalojnë vetëm memo dhe raportet e hartuara mbahen ne mënyrë elektronike nga inspektorët bashkë me dosjet. Por edhe këto dosje janë fotokopje sepse origjinalet e tyre i mban Këshilli i Lartë i Drejtësisë, sic i disponon dhe sot.

Në muajin tetor 2013 KLD e ka informuar zyrtarisht ministrin për ecurinë e afatit dhe për vonesën në përgjigje. Vetë Ministria e Drejtësisë zyrtarisht në muajin nëntor 2013 e pranon se i ka të gjitha dosjet dhe informon KLD se është‎ duke punuar me këto dosje.

Po e vërteta është se kjo mbetet thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen nga skandalet e fundit qeveritare dhe dështimi i Ministrit për të kërkuar procedimin e gjyqtarëve brenda afatit ligjor.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/