·        Zëdhënësja Vorpsi denoncon politikat e qeverisë që sollën vetëvrasjen e një nëne, dhe emërimin në postet kyçe të personave me precedentë penalë

Tiranë, 16 prill 2014Partia Demokratike denoncoi sot përmes zëdhënëses Laura Vorpsi të tjera emërime të personave me precedentë penalë. Sipas Vorpsit, në poste kyçe në Korçë janë emëruar persona që kanë pasur probleme me drejtësinë. . 
“Drejtor i Metrologjisë është emëruar Muharrem Meko, ish-kryetar i PS-së në Korcë, i dënuar nga Gjykata për veprën penale të pengimit të vendimit gjyqësor. Në krye të kualifikimit profesional, është emëruar Anxhela Taho, kryetarja e FRESH-it, e cila është e përfshirë në hetimet e prokurorisë si organizatorja e blerjes së votave për zgjedhjet lokale në Korçë, e kapur në flagrancë me zë e me figurë. Drejtor i Shërbimit Pyjor në Korçë, është emëruar Arsen Selimi, ndaj të cilit një gjykatë në Amerikë ka vendosur t’i refuzojë qëndrimin atje dhe ta kthejë në Shqipëri me akuzën e dhunës në familje dhe të mashtrimit”,– tha ajo, duke paraqitur edhe vendimet per emerimet e siperpermendura. 

Vorpsi, në emër te PD-se, pyeti Ramën se cilin nen të Kodit të Etikës ka zbatuar në këto tre emërime. 

 

Deklarata e plotë e zëdhënëses Laura Vorpsi

Rilindja e Edi Ramës i mori jetën një gruaje në Korçë, duke e çuar në vetëvrasje pas largimit nga puna pa motiv ligjor.

Po ju paraqesim sot tre raste, se si funksionon meritokracia e kësaj qeveria, kodi etik dhe shanset e barabarta pikërisht në Korçë.

Drejtor i Metrologjisë është emëruar Muharrem Meko, ish-kryetar i PS-së në Korcë, i dënuar nga Gjykata për veprën penale të pengimit të vendimit gjyqësor.

Në krye të kualifikimit profesional, është emëruar Anxhela Taho, kryetarja e FRESH-it, e cila është e përfshirë në hetimet e prokurorisë si organizatorja e blerjes së votave për zgjedhjet lokale në Korçë, e kapur në flagrancë me zë e me figurë.

Drejtor i Shërbimit Pyjor në Korçë, është emëruar Arsen Selimi, ndaj të cilit një gjykatë në Amerikë ka vendosur t’i refuzojë qëndrimin atje dhe ta kthejë në Shqipëri me akuzën e dhunës në familje dhe të mashtrimit.

A mund të na thotë z.Rama se cilin nen të kodit të etikës ka zbatuar në këto tre emërime.

Në kodin e etikës, Rama është angazhuar për transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj publikut. A mund t’i thotë Kryeministri publikut, se cilin nen të kodit ka respektuar ai, në rastet që ne kemi denoncuar e denoncojmë çdo ditë me emërimet e personave me precedent penalë, në zyrat e punës, në CEZ, në sektorët kyç të Ministrive, në drejtoritë rajonale, nga Korça, Kavaja, Tropoja e kudo në Shqipëri.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/