Angli, 16 prill 2014 – Gjykata angleze e qytetit të Konventrit  po gjykon çështjen penale (vjedhje me thyerje) në ngarkim të Shpëtim Goxhajt, 39 vjeç. Ai, në dhjetor 2012, kishte tentuar të vidhte me thyerje shtëpinë e një shtetasi bullgar, banues në qytetin e Konventrit. Kamerat e sigurisë e kishin filmuar gjatë tentativës për vjedhje, gjë që e lehtësoi punën e policisë për identifikimin e hajdutit. Shpëtimi ishte dënuar plot 18 herë për krime të vogla, por për herë të parë kapej për tentativë vjedhje banese.

Gjykata e paralajmëroi të pandehurin (me masë sigurie detyrim paraqitje) se rrezikonte një dënim me më shumë se një vit burg ndër të tjera si përsëritës. Shpëtimi ngriti pretendimin se nuk i frikësohej burgut, por dëbimit nga Anglia për në Shqipëri. Ai pretendonte se kishte qenë spiun i Shërbimit Intelegjent Shqiptar (SHIK) dhe kishte çuar pas hekurave mjaft keqbërës, kriminelë dhe terroristë. Pikërisht hakmarrjes së familjarëve të tyre i druhej, nëse pas kryerjes së dënimit do kthehej në Shqipëri.

Në seancën, kur prokurorja Theresa Thorp do të jepte pretencën për Shpëtim Goxhajn, ai zhduket pa lënë gjurmë duke alarmuar kështu policinë britanike.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/