16 prill 2014  – Sa më shumë iu kalon mosha, aq më tepër meshkujt  dëshirojnë të kenë partnere të reja dhe nuk është fjala vetëm për seksin. Pse? Nevoja për të gjetur partnere “njomështake” shpjegohet me krizën e moshës së mesme, që i bën shumë meshkuj të kërkojnë t’i vërtetojnë vetes se janë ende të fuqishëm fizikisht dhe seksualisht. Po ashtu është edhe dëshira për të përjetuar të njëjtat ndjesi si dikur në të 20-at apo 30-at e tyre. Teoria gjen zbatim kryesisht te burrat rreth të pesëdhjetave me të ardhura dhe pozicione të larta sociale: parlamentarë, industrialistë, burra të spektaklit dhe profesionistë të lirë dhe më rrallë te pensionistët  apo nëpunësit e thjeshtë. Për këtë kategori kanë gjetur një emër të përshtatshëm: “papi-boys”, burra të bindur se rinia transmetohet si një virus nëpërmjet raporteve me një grua në lule të moshës. Nga bota e të famshmëve vijnë rastet më të bujshme: çifti Olivier Sarkozy (45 vjeç) vëllai i vogël i ish-presidentit francez dhe aktorja amerikane Meri Keit Olsen (27); aktorët Majkëll Daglas (69 vjeç) dhe Ketrin Zeta Xhons (44); Xhoni Dep (50 vjeç) dhe Amber Heard (27); Brus Uillis (59) dhe Ema Heming (35).

“Me përjashtim të disa rasteve, pjesa më e madhe vajzave që lidhen me një burrë të moshës së mesme nuk hidhet në krahët e tij për shkak të një ndjenje të pakontrollueshme dhe spontane. Ndryshe nga një 30-vjeçar, partneri matur, nuk ka frikë nga një lidhje e qëndrueshme pasi ka arritur sigurinë ekonomike dhe një nivel jete që vështirë se një 30-vjeçar mund ta ketë, për më tepër “pilula blu” ka zgjidhur edhe “sikletin” në shtrat. Ai i ofron maturinë dhe statusin e tij social dhe vajza e shpërblen me freskinë e trupit dhe energjinë e moshës së saj”, shprehet Alesandra Graziotin, drejtoreshë e qendrës së Gjinekologjisë në spitalin “San Raffaele Resnati” në Milano.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/