DURRËS, 16 prill 2014 –  Erjon Stojani nga Durrësi sjell medaljen e vendit të parë nga Selaniku në mundje të lirë pesha 70 kg (në fotot ekskluzive). Si pjesëtar i ekipit të mundjes së lirë Stojani është nderuar me vendin e parë pas një ndeshjeje të fortë dhe dinjitoze, që u vlerësua edhe nga specialistët e ekipeve të huaja në këtë veprimtari ndërkombëtare.

Edhe një vit më parë (në foton kryesore) mundësi 16-vjeçar i para-të rinjve Erion Stojani mori diplomë nderi në garat e zhvilluara në Arkadias të Peloponezit, Greqi, për fitoret ndaj rusëve, grekëve dhe azerbajxhanasve.

Sipas njoftimeve të “Alba Sport”-it, Olimpiku dhe Teuta fituan turneun mbarëkombëtar në mundje, të parin aktivitet për vitin 2014. Olimpik-u, me trajner Orges Liçajn, fitoi në mundjen klasike dhe skuadra durrsake në mundjen e lirë nën drejtimin e trajnerit Altin Kurti, në një veprimtari ku morën pjesë klube shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Olimpiku pati 7 fitues në 10 pesha në klasike, ndërsa Teuta 4 pesha në stilin e lirë. 

Sipas sportisteve pjesëmarrës, ekipet shqiptare patën paraqitje mjaft dinjitoze në turneun ndërkombëtar të Selanikut “Palestra 2014” në stilin klasik dhe të lirë.

Në eventin e përfshirë në kalendarin e Federatës Botërore të Mundjes (FILA), kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajnerët Orges Liçaj dhe Islam Islamaj, fituan gjithsej 15 medalje. Ndërsa në stilin e lirë, nga mundësit tanë u zunë 4 vende të para, tre të dyta dhe 2 të treta.

FITUES TË VENDEVE TË PARA TË TEUTËS

Erjon Stojani pesha 70 kg

Haxhi Sina     pesha 57 kg     

Denis Dina     pesha 97 kg

Paris Karepi    pesha 125 kg

/Mark Brunga, agjencia e lajmeve “Dyrrah”/