Tiranë, 16 prill 2014 – Në 15-vjetorin e përkujtimit të eksodit më të madh të shqiptarëve të Kosovës, ku nën dhunën dhe represionin serb u deportuan në Shqipëri mbi 1 milionë kosovarë, të dy qeveritë kanë vendosur të organizojnë aktivitete ndryshe.
Bëhet e ditur se do të kujtohet në mënyrë ceremoniale UÇK-ja dhe bujaria e atyre që hapën dyert e shtëpisë dhe që nga ai moment kanë krijuar lidhje të jashtëzakonshme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë këtij manifestimi të quajtur: “Nga Eksodi tek Partneriteti Strategjik”, do të nënshkruhen disa marrëveshje në mes dy qeverive si dhe do të ketë aktivitete të ndryshme kulturo-artistike dhe sportive.
Pikërisht 15 vjet më parë mbi 75 mijë qytetarë të qytetit të Mitrovicës dhe kaluan kufirin në pikën e Vërmicës. Popullsia prej 50 mijë banorësh e qytetit të Kukësit në ato ditë do të 10-fishohej, duke e kthyer këtë qytet në simbol të qendrës dhe atdhedashurisë.
Në qytetin e Kukësit, në imitim të atij fluksi të madh të larguarish me forcë nga Kosova prej dhunës serbe 15 vite më parë, do të ngrihen kampingje të improvizuara.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





