TIRANË, 15 Prill 2014 – Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i drejtuar sot nga Presidenti, Bujar Nishani ka shkarkuar nga detyra, gjyqtarin e Shkodrës, Albano Çepele dhe ka marrë masa ndëshkimore për katër gjyqtarë të tjerë, emrat e të cilëve i janë dërguar nga Ministria e Drejtësisë.

Kështu, përveç shkarkimit të Çepeles, KLD-ja, në mbledhjen e sotme me dyer të mbyllura ka vendosur transferimin për një periudhë dyvjeçarë në gjykatën e Kavajës të gjyqtares Elona Gjoka dhe vërejtje me paralajmërim për pushim nga detyra për tre gjyqtarët e tjerë: Enkelejda Hoxha, Nazmije Pengili, Ëngjëllushe Tahiri.