Itali, 14 prill 2014 – Domeniko Albanese, 47 vjeç, arbëresh Sicilie (Piana degli Albanesi) ishte shpallur në kërkim, sepse kishte marrë pjesë në grabitjen e nëntë bankave. Bashkia e Palermos prej 15 vjetësh i paguante ndihmë ekonomike me vlerë 832 euro në muaj (për vitin 2013).

Ndihma ekonomike i jepej në kuadrin e programit “Emergjenca Palermo”, program ky për të ndihmuar personat më pak të privilegjuar të kryeqytetit siçilian. Domeniko, ndërsa grabiste bankat kryesisht në veri të Italisë, tërhiqte rregullisht ndihmën ekonomike nga zyra postare në Palermo.

Kjo histori mori fund të premten, kur Domeniko u arrestua nga policia. Atij iu gjetën dokumenta, që provonin se kishte tërhequr rregullisht ndihmën ekonomike, ndërsa ishte në kërkim dhe grabiste banka.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/