SHBA, 14 prill 2014 – Çdo divorc, ka një faturë, por kur merr fund martesa mes dy lobistëve më të fuqishëm të Uashingtonit, pushteti amerikan dridhet. Sidomos nëse grinden dhe përdorin abilitetin në relacionet publike për luftën e tyre, apo hedhin në tryezë letra që rrezikojnë të venë në siklet të gjithë ata që kanë qenë frekuentuesit e tyre.

Protagonistët e kësaj “lufte trëndafilash” janë Tony dhe Heather Podesta, deri pak muaj më parë, manovratorët më të fuqishëm të Uashingtonit. Ai ka lindur në Cikago 70 vjet më parë është diplomuar në Mit dhe ka drejtuar fushatat e Eugene McCarthy e Ted Kennedy, para se të themelonte kompaninë e lobimit më të njohur të kryeqytetit amerikan. Vëllai i tij Xhon ka qenë shef kabineti i Klintonit në Shtëpinë e Bardhë dhe sapo është rikthyer aty për të qenë një nga këshilltarët e Obamës.

Tony dhe Heather kishin ndërtuar së bashku Podesta Group, grupin lobues motoja e të cilit ishte “Kush dëshiron të arrijë diçka në Uashington, duhet të kalojë nga ne”. Sapo kishin blerë një shtëpi tjetër 6 milion dollarë në Massachusetts Avenue, që u shtohej vilave në Virginia, Australia e Venezia. Në 2013 ai ka fituar 13 milionë dollarë dhe ajo 4 milionë. Tashmë ajo kërkon gjysmën e pasurisë dhe ka bllokuar veprat e artit në koleksionin familjar dhe vilën në Venecia. Kurse ai e akuzon se ka një lidhje me kineastin Stephen Kessler.

Ajo po i shkatërron edhe biznesin duke i bërë konkurencë. Thotë se do hapë një grup lobues me moton: “Kush dëshiron një Podestë, për të mundur Podestën”. Kurse Toni thotë nëpër gazeta që para se të njihej me mua ajo fitonte vetëm 55.000 dollarë në vit dhe ishte kërrkushi. Dhe përplasja po nxehet rëndshëm duke ngjallur frikën e njerëzve të fuqishëm të Uashingtonit që rrezikojnë të shohin veten të lidhur me këtë histori nga editorialet e Uashington Post, te faqet rozë të gazetave bulevardeske.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/