Sipas një studimi të bërë dhe të cituar nga “Wall Street Journal” shihet se gratë janë në gjëndje të tradhtojnë po aq sa burrat. Barazia e gjinive duket se po përhapet kudo: në punë, në ushtri dhe sipas të dhënave të fundit, edhe në fushën e tradhtisë.

Sipas të dhënave të një studimi amerikan, burrat tradhëtojnë në 23 për qind të rasteve, ndërsa gratë 19 për qind. Një diferencë shumë e vogël kjo, po të kemi parasysh se 20 vjet më parë burrat tradhëtarë ishin sa 2-fishi i grave. Një problem i përhershëm i kërkuesve është se duhet të pyeten për besimin ata njerëz të cilët gënjejnë bashkëshortët e tyre. Hulumtuesit në përgjithësi besojnë se numri i njerëzve që tradhëtojnë është më i madh se këto shifra aktuale të paraqitura.

“Miqësitë emocionale që kthehen në ato fizike janë pikat tradicionale të hyrjes për aferat e gruas”,– thotë Peggy Drexler psikologe amerikane. Tashmë është e lehtë që këto lloj miqësish të krijohen në internet. Disa thonë se rrjetet sociale janë vetëm një shtytës i tradhëtisë dhe se tradhëtarët gjithmonë do të gjejnë mënyra për të bërë një gjë të tillë.

Megjithatë, nëse dikush ju ka mbetur në mëndje nga mbrëmja e maturës, sot shanset janë më të mira për të gjetur atë person.

Barazia shihet edhe në aspektin cilësorë të tradhëtisë. Sipas psikologes Drexler barazia në tradhëtia mes burrave e grave nuk është vetëm sasiore, por edhe cilësore. Sipas saj, gjithnjë e më shumë ka gra që jo vetëm tradhëtojnë, por janë në kërkim të aventurave të reja.