Itali, 13 prill 2014 – Një incident tragjik në cirkuitin Marco Simoncelli në Misano Adriatico, në Itali. Një pilot 24 vjeçar, Emanuele Cassani, gjeti vdekjen në një përplasje me dy motorçiklistë të tjerë gjatë një gare shpejtësie për Bridgeston cup.
Gara sapo kishte nisur kur ndodhi përplasja fatale mes tre pilotëve. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të mjekëve të cirkuitit, për të riun që do festonte ditëlindjen më 25 qershor nuk mund të bëhej më asgjë. Ai konkuronte prej vitesh në garat e shpejtësisë dhe kishte fituar disa trofe. Në këtë garë ai u nis nga vendi i dytë. Sipas ekspertëve, ndoshta një problem në start shkaktoi përplasjen mes 3 motorçiklistëve. Gjithsesi dinamika e aksidentit mbetet ende për t’u zbardhur.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





