Tiranë, 13 prill 2014 – Pezullohen katër punonjës policie, të cilët kryen veprime në kundërshtim me ligjin, gjatë protestës së ditës së djeshme për vrasjen barbare të të dënuarit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë gjatë analizës së bërë për ecurinë e protestës dhe ndërhyrjen e policisë arriti në përfundimin se veprimet e disa punonjësve të policisë kanë qenë jo korrekte dhe në shkelje të procedurave standarde të veprimit për menaxhimin e tubimeve. 

Për këtë arsye u mor masa e pezullimit paraprak nga detyra për katër punonjës policie, pasi kanë vepruar në kundërshtim me procedurat standarde të miratuara për menaxhimin e tubimeve. 

Në deklaratën drejtuar mediave bëhet me dije nga policia e kryeqytetit, se rasti i bërë publik nga gazetari i “Panorama”, Armand Bajrami po shqyrtohet me seriozitet dhe po merren masat përkatëse për veprimet jo etike, jo profesionale dhe në kundërshtim me ligjin të punonjësve të policisë. 

“Njëherazi nga Policia e Qarkut Tiranë i është komunikuar dhe i është kërkuar ndjesë gazetarit për çdo veprim aprofesional. Policia e Tiranës bën edhe një herë thirrje protestuesve për përmbajtje dhe respektim të ligjit.”- vijon deklarata. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës u kërkoi qytetarëve që të respektojnë kërkesat ligjore për zhvillimin e tubimeve. 

 

DEKLARATA E PLOTE E POLICISE

Drejtoria e Policisё sё Qarkut Tiranё zhvilloi analizё tё plotё pёr tubimin e zhvilluar dje, si dhe tё veprimeve tё kryera nga strukturat policore.Nga analiza rezultoi se veprime tё disa punonjёsve tё policisё kanё qenё jo korrekte dhe nё shkelje tё procedurave standarde tё veprimit pёr menaxhimin e tubimeve.

Pёr kёtё arsye u mor masa e pezullimit paraprak nga detyra pёr katёr punonjёs policie, pasi kanё vepruar nё kundёrshtim me procedurat standarde tё miratuara pёr menaxhimin e tubimeve.

Rasti i bёrё publik nga gazetari Armand Bajrami po shqyrtohet me seriozitet dhe po merren masat pёrkatёse pёr veprimet jo etike, jo prefesionale dhe nё kundёrshtim me ligjin tё punonjёsve tё policisё. Njёherazi nga Policia e Qarkut Tiranё i ёshtё komunikuar dhe i ёshtё kёrkuar ndjesё gazetarit pёr çdo veprim aprofesional.

Policia e Tiranёs bёn edhe njёherё thirrje protestuesve pёr pёrmbajtje dhe respektim tё ligjit.Policia e Tiranёs siguron gjithё qytetarёt se nё pёrputhje me Kushtetutёn dhe ligjet nё fuqi do tё respektojё çdo kёrkesё pёr tubime paqёsore dhe do tё marrё masa pёr mbarёvajtjen e tyre, njёherazi u kёrkon qytetarёve qё tё respektojnё kёrkesat ligjore pёr zhvillimin e tubimeve. Njёkohёsisht, Policia e Tiranёs mbetet e pёrkushtuar pёr tё garantuar siguri pёr qytetarёt dhe standartet mё tё larta nё shёrbim ndaj qytetarёve dhe shoqёrisё.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/