Maqedoni, 13 prill 2014 – Maqedonasit janë thirrur të votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, një test për partinë konservatore në pushtet (VMRO-DPMNE), dy javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 prill.
Katër kandidatë, mes së cilëve presidenti aktual, Gjorge Ivanov i “VMRO-DPMNE-së”, të cilët do të konkurrojnë për postin më të lartë me një mandat pesë vjeçar, megjithatë mbetet një post i pajisur me pushtet simbolik.
Sipas sondazheve, Ivanov, 53 vjeç është kredituar me 30 për qind të numrit të votuesve përballë Stevo Pendarovskit (16,2 për qind), kandidati i opozitës së majtë (SDSM). Aleate e koalicionit qeverisës, partia kryesore e pakicës shqiptare në Maqedoni (BDI-ja) ka paraqitur kandidatin e saj.
Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave për t’u zgjedhur që në raundin e parë, një proces i dytë votimi do të mbahet më 27 prill, në të njëjtën datë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





