Durrës, 13 prill 2014 – Arrestohen 5 persona pjesë e një rrjeti të trafikimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit policor “Weekend 2” janë prangosur 5 të rinj nga Durrësi.
Policia bën të ditur se në pranga kanë përfunduar shtetasit Nevrus Lico 21 vjeç, Haxhi Ruçi 21 vjeç, Ajgi Hysaj 19 vjeç, Tigër Kërtoçi 20 vjeç dhe Olsi Hajrulla 22 vjeç.
Ndërkohë një tjetër person është shpallur në kërkim dhe po punohet për prangosjen e tij. Operacioni policor ndaj këtyre shtetasve u krye pas një hetimi 2 mujor që efektivët e rendit dhe ata të Antidrogës kishin ndërmarrë ndaj këtyre shtetasve.
Në cilësinë e provës materiale, të rinjve të përfshirë në këtë rrjet trafikimi iu sekuestruan 200 doza heroinë dhe 300 doza kanabis. Njëkohësisht atyre u janë sekuestruar edhe një granatë dhe fishekë ushtarakë.
Mësohet se të rinjtë krahas shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit bregdetar, janë autorë të 6 rasteve të hedhjes së lëndës narkotike brenda qendrës së paraburgimit, në Durrës.
5 të rinjtë akuzohen për vepren penale «Prodhim e shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim».
Të arrestuarit nga policia e Durrësit:
1-Nevrus Lico, 21 vjeç, banues ne Durres.
2-Haxhi Ruçi, 21 vjeç, banues ne Durres.
3-Ajgi Hysaj, 19 vjeç, banues ne Durres.
4-Tiger Kertoci, 20 vjeç, banues ne Durres.
5-Olsi Hajrulla, 22 vjeç, banues ne Durrës
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





