Greqi, 12 prill 2014 – Media greke ka publikuar disa momente shtesë nga videoja, që tregon minutat e fundit të jetës të Ilia Karelit, pas torturimit barbar që ju bë atij në burgun e Nigritas në Greqi. I vetëm në qelinë ku dhe dha frymën e fundit, Ilia shfaqet tërësisht i zhveshur, ndërsa mundohet të sistemohet në krevat. Bie në sy gjithahstu fakti se megjithë torturimin barbar, gardianët nuk ia kanë hequr prangat nga duart shqiptarit të dënuar.
Ndërkohë, media greke evidenton një zyrtar të veshur civil, me këmishë bojëqielli, ndryshe nga gardianët me këmisha të errta blu, që hyn e del nga qelia e torturave në dhomën ku jep frymën e fundit, i dënuari shqiptar. Nga xhirimet e mëparshme ka rezultuar se i vetmi person me kostum civil e këmishë bojëqielli në regjistrimet e kameras së burgut ka qenë drejtori i Nigritas. Në këtë video, drejtori shfaqet vetëm me këmishë.
Ai shpesh është lakuar në mediat greke dhe shqiptare si personi që urdhëroi torturimin ekstrem të Ilia Karelit duke i nxitur gardianët të rrihnin për vdekjen shqiptarin, që ditë më parë i mori jetën një gardiani grek në burgun e Malandrinos.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





