12 prill 2014 – Ajo është një nga prezantueset më simpatike të televizionit. Është e gjatë, e bukur, e qeshur por jo gjithçka nga pamja e Albanës është siç natyra e krijoi. Në fakt ajo ka pranuar ndërhyrjen në gjoks, por në fytyrë nuk ka pranuar të ketë bërë ndërhyrje kirurgjikale. Së fundmi nga një foto e vendosur në instagram po qarkullojnë zëra që edhe fundshpina e saj e ngritur mund të jetë nga dora e një kirurgu, por këtë nuk e themi me siguri të plotë përderisa është ende thashethem. Në fytyrë Albana ka rregulluar hundën dhe ka fryrë buzët edhe pse nuk e ka pranuar këtë fakt.

Indeksonline disponon foto të shkëputura nga një video ku Albana Osmani ka dhënë një intervistë për prezantuesin Bledi Strakosha, në kohën kur ajo ishte pjesmarrëse në "Miss Albania" dhe ndryshimet janë të dukshme. Ajo që e bën të duket bukur është fakti që asnjë prej këtyre ndërhyrjeve nuk është e ekzagjeruar. Albana është treguar e kujdesshme të mos e teprojë me rregullimet estetike që sigurisht kanë rezultat tejet pozitiv në pamjen e saj. 

/indeksonline/