12 prill 2014 – Edhe pse janë të nevojshme disa studime shtesë, ky zbulim mund të jetë një armë shumë e mirë në luftën kundër obezitetit thonë studiuesit.
Konsumimi i bukës ose produkteve të tjera me bazë thekre mund ndihmojë për të kontrolluar peshën. Dietologët thonë se thekra rrit ndjenjën e të ngopurit dhe ul sasinë e ushqimit të konsumuar gjatë ditës.
Megjithëse ende nuk është e qartë se si ndodh kjo, studimet qartas kanë zbuluar se lëndët ushqyese përbërëse të thekrës shkaktojnë një ngopje shumë më të madhe se drithërat e tjera, për shembull gruri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





