DURRËS, 11 prill 2014 – Femrat shqiptare renditen si të nxehta jo vetëm në Ballkan, por dhe në shkallë globale, duke lënë prapa greket, italianet, bullgaret, spanjollet, portugezet, malazezet, gjermanet, amerikanet; atyre ua kalojnë vetëm estonezet, letonezet, kolumbianet, argjentinaset – “Dyrrah”-u i referohet publikimit më të fundit.
Sajti targetmap.com ka realizuar një sondazh se ku jetojnë femrat sipas tërheqjes seksuale, pra sa të nxehta janë (shih hartën).
Rezultatet e studimit u ndanë në pesë kategori: shumë tërheqëse (very sexy), tërheqëse (sexy), normale (normal sexy), pak tërheqëse (low sexy) dhe shumë pak tërheqëse (very low sexy).
Si femra “shumë tërheqëse” shquhen estonezet, letonezet, kolumbianet dhe argjentinaset.
Shqiptaret, boshnjaket, serbet dhe maqedonaset ishin në kategorinë e femrave “tërheqëse”.
Italianet, bullgaret, sllovenet, kroatet dhe malazezet konsiderohen “të rëndomta / normale”.
Greket, amerikanet, gjermanet dhe australianet janë “pak tërheqëse”.
“Shumë pak tërheqëse” konsiderohen irakianet dhe afganet.
/© agjencia e lajmeve “Dyrrah” /





