SHBA, 11 prill 2014 – Ish sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton është bërë protagoniste e një incidenti jo të këndshëm, të ngjashëm me atë që i ndodhi në vitin 2008 George W. Bush në Bagdad. Një grua në Las Vegas ka goditur me këpucë Clinton-in, gjatë një fjalimi që kjo e fundit po mbante për riciklimin e metaleve.
Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit ka reaguar menjëherë dhe fatmirësisht këpuca nuk e ka prekur atë. Gruaja, e cila kreu veprimin, u ndalua menjëherë nga rojet e sigurisë. Arsyet e këtij akti janë të paqarta.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





