E premte, 11 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Hiqen kompetencat. Pasuritë e zyrtarëve shmanget presidenti”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Fatura e energjisë, maxhoranca refuzon opozitën për faljen e kamatëvonesave
– Mediu: Ktheni pronat në bregdet ose do paguajnë 1.6 miliard euro
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Territori, Ultimatumi i Ruçit, reforma presim deri të enjten. PS ku është afati ynë. Basha kjo është një rrugë e gabuar”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Amnistia, liri për 900 të dënuar
– Muho: Deri në qershor do të regjistrojmë 300 mijë prona
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Ticiano e Rubens. Zbulohen ne Tirane 2 piktura me vlere miliona euro. Veprat janë në Shqipëri që nga koha e pushtimi italian. Mister për 17 të tjera”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ëithers, reforma në drejtësi, sfida kryesore për Shqipërinë
– Mazhorancës i sos durimi, Ruçi: Nuk presim më
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Të përndjekurit, ja ligji i ri. Ministria e Financave publikon ndryshimet”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Barbaria, si u rrah për vdekje Kudret Kume në burgun grek
– Gafa e Imamit, kërkon hyrjen në NATO, katër vite pas anëtarësimit
– U akuzua për mashtrim, Dhoma e Avokatisë mbron liçencën e Spartak Ngjelës
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Reforma territoriale, PS i jep ultimatum opozitës”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Drejtori i burgut: Kush është burrë të shkojë ta rrahë
– Shkodër, goditet baza e minave me telekomandë
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Urdhëri që ndjell skenarin grek”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Kuvendi, 6 orë “kaps”. Rama kërkon të zbatohet rregullorja për minutazhin, Meta del nga salla
– “Babai kishte një plan lufte me Jugosllavinë”
– Shkëlqim Cani: Jemi në prag të ’97-s, Boden do ta çoj në Prokurori për kredinë e 2009-s
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Operacioni në Shkodër. Pranga arkitektit të minave celular. Pjetër Babaj, i dënuar më parë për trafik armësh, u arrestua teksa transportonte 2 mina me sahat. Në banesë iu gjetën edhe 2 të tjera me telekomandë. minat vinin nga Mali i Zi, ndërsa Babaj dyshohet edhe si fabrikues i tyre. Në pranga dhe një bashkëpunëtor”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Basha: Ushtria e implikuar në trafik droge, kemi prova
– Ultimatumi i Ruçit për PD, një javë kohë për reformën territoriale
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Avokati i Popullit del kundër qeverisë, merr në mbrojtje 4 kullat e Bashës te xhamia”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Gramoz Ruçi: Berisha-Basha 7 ditë afat për reformën territoriale, në të kundërt miratohet me 84 vota
– Berisha takim me Nishanin dhe Llallën për strategjinë kundër qeverisë, PS rezolutë kryeprokurorit
– Sherr në Parlament për bustin e Zogut, Mesila Doda kërkon ndëshkimin e atentatorëve, Braçe: Zogistët bashkëpunuan me fashizmin
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Pse harron Edi Rama çfarë na premtoi, porse vazhdon të zbatoj vendimin e Berishës. Genocid financiar ndaj 3912 familjeve. "Po më rrejte herën e parë të vraftë Zoti, po më rrejte për të dytën herë të ruajtë Zoti!”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Retorikë politike me koncesionet,asnjë masë për anulimin apo rishikimin
– Uithers: Sistemi i drejtësisë i diskretituar, lufta ndaj korrupsionit përcaktuese për statusin
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





