Itali, 11 prill 2014 – Policia e Cezenës, qytet në Rajonin e Emilja Romanjës arrestoi Niko Oshafin, 36 vjeç, për shpërndarje kokaine. Ai u kap ndërsa po vendoste 10 gramë kokainë poshtë parafangos së një makine. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 49 gramë kokainë të fshehur në dhomën e fëmijëve të vegjël. Në të njëjtën dhomë u gjetën 80 gramë substancë për përzierjen e kokainës si edhe një peshore precizioni.

Niko Oshafi është pronari i një biznesi të vogël në qytetin e Ankonës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/