10 prill 2014 – Një bukuroshe britanike ka vendosur të braktisë një konkurs ndërkombëtar bukurie pasi zyrtarët i kishin ofruar vota në këmbim të seksit me të. Amy Willerton, 19 vjeç, u largua nga Miss Asia Pacific, që do organizohej në Korenë e Jugut pas tre ditëve të vështira.

Ajo thotë se ushqeheshin vetëm një herë në ditë dhe zyrtarët i ngacmonin në këmbim të seksit. Kur e raportoi këtë korrupsion tek policia, ajo u habit kur pa se zyrtarët paguanin ryshfete tek oficerët vendas.

Organizatorët e këtij konkursi e kishin kontaktuar vajzën online dhe i kishin thënë se çdo gjë ishte e paguar. Por ajo mbeti e tronditur kur zbuloi se dhoma e saj në hotel nuk kishte as krevat, por vetëm një batanije në dysheme. Kur u kthye në shtëpi ajo mësoi se çmimin e kishte fituar konkurrentja vendase.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/