10 prill 2014 – Thonë se artistët vuajnë për punën që bëjnë dhe këtë gjë e vërteton ylli australian Nicole Kidman, e cila siç shihet edhe në foto duket vërtet në ankth gjatë xhirimeve të filmit më të ri "Strangerland". Ajo u pa ne setin e xhirimeve, e dhunuar, këmbëzbathur dhe e lodhur ndërsa tërhiqej nga partneri i saj në film, ylli tjetër Joseph Fiennes.
Në këtë film, Kidman, 46 vjeçare, ka pësuar transformimin e saj më dramatik: me një paruke, fytyrë dhe trup të bërë pis dhe me gjunjë të gjakosur, ylli i Hollywood-it pothuajse nuk njihej fare.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





