Tiranë, 10 prill 2014 – Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur plot 16 pozicione në renditjen mujore të FIFA-s, e publikuar gjatë ditë së sotme. Në renditjen e muajit mars, kombëtarja e Gianni De Biasit pozicionohej e 54-ta, ndërsa sot në vendin e 70-të, duke bërë edhe një nga pikiatat më të forta të viteve të fundit.

Spanja kryeson prej muajsh të tërë, e ndjekur nga Gjermania, ndërsa Portugalia, Kolumbia dhe Uruguaj kanë çuar në vend të gjashtë Argjentinën.

Hollanda dhe Belgjika nuk janë më në Top 10 më të mirë, ndërsa surprizon Greqia që renditet e dhjeta, një vend poshtë Italisë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/