Gjermani, 6 prill 2014 – Një thesar i vërtetë, me vlerë disa dhjetëra mijëra euro, është gjetur nga një fëmi 5 vjeç, në një fshat afër qytetit Norimberga, në Gjermani. Sipas gazetës gjermane Donaukurier, vogëlushi ka gjetur bizhuteritë e çmueshme, ndërsa kishte dalë xhiro me prindërit e tij. Mes bizhuterive me vlerë kishte varëse, unaza dhe byrzylykë.
“Thesari” i çmuar është gjetur nga vogëlushi në një pellg me ujë. “Në fillim menduam se ato që po tërhiqte djali nga pellgu ishin tela, por më pas konstatuam se bëhej fjalë për bizhuteri”,- deklaruan në polici prindërit e djalit të vogël.
Policia është e mendimit se bizhuteritë e gjetura janë grabitur në muajin janar nga një argjendari e zonës dhe janë hedhur aty për t’u fshehur nga personat që realizuan grabitjen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





