DURRËS, 6 prill 2014 –  Sipas statistikave të Drejtorisë së ALUIZNI-t, në qarkun e Durrësit janë në proces legalizimi rreth 40 mijë banesa.

Kreu i tij Flamur Gjuzi deklaron se numri i banesave të padeklaruara në shkallë qarku është më i madh.

Sipas Gjuzit, nga verifikimet e deritanishme, jopërfundimtare, mbi 40 mijë banesa nuk kanë dosje fare.

Ndërkohë gjendja në këtë institucion është gjetur me mjaft të meta në dokumentacione.

Po përpunohen rreth 17 800 dosje.

Në komunën e Maminasit të rrethit të Durrësit janë verifikuar në terren rreth 500 banesa të padeklaruara, ndërkohë që janë bërë afërsisht, rreth 456 vetë-deklarime.

Në komunën e Niklës të rrethit të Krujës, ka rreth 580 vetë-deklarimet, ndërsa të padeklaruara janë afërsisht në të njëjtat shifra.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/