Durrës, 6 prill 2014 – Policia e Durrësit ka sekuestruar sot 3.3 kg kanabis sativa, ndërsa në pranga ka rënë 25 vjeçari që e kishte fshehur në trup lëndën narkotike.

Burime zyrtare policore bëjnë të ditur se arrestuan 25-vjeçari Ardit Sula, nga Elbasani, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Sipas policisë,  rreth orës 21.00, tek Ura e Dajlanit,  policia ka ndaluar për kontroll automjet tip Fiat me targa BJ 747MA, ndërsa gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të mjetit, këtij të fundi iu gjet në trup një qese me lëndë narkotike me peshë 3 kg e 30 gr.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe tre telefona celularë të cilët u gjetën në automjet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/