Tiranë, 6 prill 2014 – Për nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa paga ideale për një gjyqtar në Shqipëri do të është të paktën 1500 euro. I pyetur se cila do të ishte një rrogë e përshtatshme për gjyqtarët që do të pajtonte dhe do të bënte bashkë edhe dinjitetin dhe të merrte në konsideratë mundësitë që ka ky shtet, Çefa solli eksperiencën e tij

“Në Itali një magjistrat i sapodiplomuar në vitin e tij të parë paguhet jo më pak se 2500 euro në muaj, ndërsa në Kosovë një gjyqtar karriere që ka një sasi vitesh në detyrë merr rreth 1500 euro në muaj.” 

“Për të mos tentuar të shkojmë drejt standardeve italiane do të isha shumë i kënaqur me standardet e Kosovës. Të paktën 1500 euro ekuivalenti në lekë shqiptare. Kjo do të forconte jashtëzakonisht atë në pavarësinë edhe integritetin e tij personal”, tha Cefa në emisionin “Jamais Vu” të gazetarit, Mustafa Nano në “OraNews”.

Nëse do të varej prej tij ndryshimi i sistemit gjyqësor dhe të kishte “një thes me para”, siç tha do të rriste numrin e gjyqtarëve , përmirësonte ambiente e punës së tyre por edhe do të forconte kontrollin ndaj tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/