E dielë, 6 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Flet Artan Lame, legalizimi, rastet kur shteti të merr shtëpinë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Vrasja e Gjin Nikës, Tahiri letër Nishanit: Hetoni gjyqtarët që e liruan
– Drejtori i shkollës: Si i vuri zjarrin vetes mësuesi në zyrën time, është tip depresiv
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Ankesa e ministrit: Hetime gjyqtarëve që liruan Nikën, mes tyre dhe Fatmira Hajdari”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Rama jep leje legalizimesh në Durrës
– Grekët i shkulën zemrën Kumes, rezultatet e autopsisë
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin ““Guantanamo greke, drejtori i burgut për vrasësin e Karelit: Je punonjës i mirë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Rama merr Shaqirin si mbikqyrës për marrëdhëniet me NATO-n
– KLD të hetojë lirimin e Nikës. Letra e dytë në pak ditë nga ministri Tahiri drejtuar Presidentit Nishani
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Fatmira Hajdari paditet në KLD. Ministri i Brendshëm i shkruan Presidentit: Po minojnë drejtësinë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Ilia Karelit i është hequr zemra në Greqi, ekspertiza shqiptare fakton dyshimin
– Lista me emrat e tyre që marrin tapitë në rrethin e Durrësit
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Paketa “No service” për energjinë. Nuk do rinovohen dokumentet vjetore pa paraqitur faturat e paguara të dritave”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Facebook Spy: Lexuesit online ironizojnë Nishanin për “100 mijë eurot e shkollës së djalit”
– Jeta e panjohur e djalit të Sami Frashërit
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Ish-ministri i Brendshëm: Edi Rama bie me protesta. “Po përgatitemi për një valë protestash të papara në këto 23 vite. Do e rrethojmë në Kryeministri”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Naço: Sistemi i drejtësisë është i korruptuar
– Lista e plotë e legalizimeve në Durrës
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Mazhoranca humb durimin: Adriatik Llalla të dërgojë dosjet e korrupsionit në gjykatë ose të japë dorëheqjen”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Ngjela aleancë me Topin, Spahiu refuzon ish-presidentin për sherret e vjetra me emërimet e gjyqtarëve
– Qeveria plan për shkurtimin e 40 mijë punonjësve të administratës, Rama thërret ministrat dhe deputetët për organikën e re
– Të hënën shkarkohet Endira Bushati, maxhoranca spastron AMA nga ushtarët e Berishës
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





